Beniada shpjegon deklaratën për Arditin: Nuk ka lidhje me të, banori që më pëlqen është…
Një tjetër natë plot të qeshura dhe diskutime mes banorëve të Big Brother Albania Vip. Beniada shpjegoi deklaratën e bërë për Arditin.
Beniada tha se ishte keqkuptuar deklarata e saj për Arditin duke thënë se nuk e shikon si një partner të mundshëm në shtëpi.
“U keqkuptua. Nuk e thashë në atë lloj mënyre. Më duket i mirë, i qetë, por jo në kuptimin për lidhje”– tha Beniada.
“Kemi një shprehje ne këtu. E dua si vëlla”- ndërhyri Paloma.
Cili është personi që i afrohet idealit tënd?– e pyeti Fifi.
“Nuk kam një ideal. Më pëlqen Shabani pasi është bjond me sy bojë qielli”– u tha Beniada, por përgjigjia e saj shkaktoi të qeshura pasi Sabianin e quajti Shaban.