Bën aksident “Cekja i Beratit”, makina përfundon në kanal

Aktori i famshëm i humorit, Sejfulla Myftari, ose i njohur ndryshe si Cekja i Beratit është përfshirë në një aksident rrugor.

Ka qenë vetë aktori ai i cili përmes një interviste të dhënë për “ABC e Mëngjesit” me “Skype”, në pamundësi për të shkuar në studio, ka bërë me dije se është aksidentuar, teksa më tej ka treguar edhe se si ndodhi aksidenti.

Cekja tha se teksa ishte duke qarkulluar me makinë ra në një kanal, por fatmirësisht tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Isha në Itali në një koncert dhe mora makinën, erdha nga rruga e Belshit, rrëshkita dhe rash në një kanal.

Kam shembur pak mesin dhe është e pamundur. Tani jam më mirë, më ndryshe”, tha ai.