Bëmë baba të të ngjaj! Lorik Cana dhe i biri duken njësoj
Nga martesa e tij me italianen Monika, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ka një djalë. Vogëlushin që tani ka mbushur 3 vjeç, Cana e quajti Boiken një emër ky tipik shqiptar. Dhe babë e bir ata kalojnë shumë kohë bashkë, tashmë që Cana tani nuk është aktiv në futboll si ishte dikur. Një imazh i publikuar në Instagram nga Loriku na i rrëmbeu zemrat, sipas Prive. Ai dhe Boiken janë veshur krejtësisht njësoj gjatë pushimeve në Dubai të Emirateve të Bashkuara, dhe po duken të adhurueshëm.