Bella Hadid hap frigoriferin, tregon ushqimet që konsumon përditë
Bella Hadid është një ndër modelet më të kërkuara në botë. Ajo ka një fizik të përsosur, me linja për t’u pasur zili. Në fakt si një supermodele, Bella i kushton shumë rëndësi ushqimit dhe këtë e ka treguar edhe në publikimin e saj të fundit. Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, Bella ka treguar çfarë ka në frigoriferin e saj. Në të vihet re se ka shumë manaferra, boronica, kos frutash, gjalpë bajame., shrkuan Who.Gjithashtu nga fotografitë kuptohet se modelet i pëlqen shumë të konsumojë shpesh vakte të pasura me perime, kryesisht karrota dhe selino. Gjithashtu në të shihet se ka lloje të ndryshme djathërash dhe sallam. Ndërsa për pije, modelja duket se konsumon shumë ujë.