
Belen Rodriguez: “Duhet të merrem me një 40 vjeçar, me ata më të vegjël s’më ecën…”
Showgirl Belen Rodriguez, ka shfrytëzuar skenën e kompeticionit ‘Tu sì que vales’ për të lëshuar batutën e radhës në lidhje me jetën e saj sentimentale. Kjo shaka ka ardhur si pasojë e thashethemeve të fundit për të. “Unë duhet të marr një 40-vjeçar, sepse gjithmonë që lidhem me ata që janë më të vegjël përfundoj duke u lënduar”, tha ajo duke iu referuar dy partnerëve të saj të fundit: Stefano De Martino dhe Andrea Iannone. Përmes kësaj shakaje ajo u jep një përgjigje përfundimtare thashethemeve që qarkullojnë për ndarjen e saj nga motoçiklisti, shkruan Panorama Plus. Gjithashtu para kësaj, edhe martesa me balerinin, babain e djalit të saj Santiago, ka përfunduar prej vitesh. Të dy partnerët kanë qenë disa vite më të rinj se Belen.
