“Bëja prova me buzët e…” Anxhela Peristeri zbulon puthjen e parë!

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Ajo fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, ndërsa “Karma” mban titullin projekti me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë.

Mbrëmjen e sotme, ajo ishte e ftuar në Top Albania Radio në programin “Ndryshe” nën moderimin e Salsano Rrapi dhe Palomës.

Ndërsa diskutoi për festivalin, temë e cila na ka shoqëruar më së shumti kohët e fundit, Anxhela ndan për dëgjuesit e TAR, një sekret të vogël nga jeta e saj private edhe pse i përket së shkuarës.

E pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë, Anxhela zbulon se ka ndodhur në kohën kur ishte në gjimnaz, por përveç kësaj zbulon një detaj tepër interesant:

Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe.

Top Albania Radio