Behgjet Pacolli fans i Rita Orës dhe Dua Lipës
Politikani dhe ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka hapur dyert e shtëpisë së tij përrallore kësaj here për Besnik dhe Vera Sahatçiun, prindërit e këngëtares me famë botërore, Rita Ora. Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në shtëpinë time, prindërit e një vajze shumë të talentuar, dhe një ambasadore fenomenale të shtetit tonë, Rita Ora. Krenaria e Kosovës. Besniku dhe Vera Sahatçiu, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Londër, sot e nderuan familjen time me vizitën e tyre. Në takimin me ta, e kuptova pse ajo vajzë ka deportuar në tregun botëror”, shkrunte Pacolli në mbishkrimin e fotos me prindërit e Orës. Por Pacolli nuk është vetëm fans i Rita Orës por edhe i Dua Lipës. Ai ka qenë një nga personat që ëshët takuar me Duan, gjatë udhëtimit të saj ën Kosovë e Shqipëri. “Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj një vajze të re, por shumë të talentuar, një bartëse të fortë të imazhit tonë në botë, Dua Lipa. Unë i urova mirëseardhje në atdhe dhe sukses në koncertin e saj të parë në Kosovë. Është kënaqësi e madhe kur rinia jonë e bukur dhe e talentuar si Majlinda, Nora, Rita, Dua, e shumë të tjerë debutojnë në arenat më të rëndësishme botërore dhe prekin suksesin botëror. U priftë e mbara e dashura rini, ardhmëria është e juaja, dhe Kosova krenohet me ju!”, përfundonte statusi i tij.