Behgjet dhe Maria Pacolli të veshur shik në dasmën mbretërore të Princ Leka II me Elia Zaharian
Veshje cocktail për zonjat dhe kostum me kravatë për zotërinjtë, ishte kodi i veshjes në dasmën historike në Pallatin e Brigadave të organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror. Këtë kod veshje e ka respektuar edhe figura politike e njohur në Kosovë, Behgjet Pacolli dhe bashkëshortja e tij, Maria.