Beatrix Ramosaj ndahet nga arkitekti? Këngëtarja kërkon burrë publikisht si Kejvina Kthella
Vetëm një muaj pas publikimit të lidhjes me arkitektin Erind Bejleri, këngëtarja simpatike Beatrix Ramosaj lë të nëkuptohet se është ndarë prej tij. Me anë të një komenti në një foto të postuar nga Ermal Mamaqi në Instagram, duke i qëndruar shprehjes se shakaja është gjysma e së vërtetës, vetë artistja zbulon shumë rreth statusit të saj. Ndërsa Ermali me humor ka bërë një thirrje publike për t’i gjetur burrë velinës së tij Kejvina Kthella, nuk ka vonuar Beatrix me komentin e saj: “Nëqoftëse ia gjeni Kejvinës, ma gjeni dhe një mua”, shkruante ajo duke na treguar publikisht kështu se ajo tashmë është “single”.