
Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen duke kujtuar këtë moment në jetën e saj
Beatrix Ramosaj ka festë! Këngëtarja po feston ditëlindjen dhe mbushi plot 27 vjet.
Për të shënuar këtë ditë, ajo ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
“Është ditëlindja ime e 27-të! Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës. Mendoj që e kam mësuar kuptimin e vërtetë të versionit tim të vallëzimit në shi”, ka shkruar artistja.
Fotot që zgjodhi për të ndarë në rrjete sociale, ishin shkrepur në spektaklin e “Netët e klipit shqiptar 2021”. Në këtë ceremoni, ajo është shpërblyer me dy çmime: fituese e çmimit “Interpretimi më i mirë femër” dhe “Regjia më e mirë” /Prive.al
View this post on Instagram