“BBVK” publikon rrëfimin e Gjestit: Komentuesit “shpërthejnë” ndaj produksionit
Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Kosova” nisi duke i uruar Gjestit më të mirat në të njëjtin format në Shqipëri dhe duke theksuar se nuk do të pengohet rrugëtimi i tij. Por, duket se ky nuk ishte plani.
“BBVK” ka publikuar disa klipe të Gjestit, ku ky i fundit rrëfen detaje të jetës së tij, siç njihet ndryshe: Linjën e jetës.
Nis që nga fëmijëria dhe bullizimi dhe deri te ndjekja e ëndrrës si këngëtar, por vështirësitë e kaluara nga Gjesti nuk morën aspak vëmendjen e publikut.
Rrëfimi nisi me fëmijërinë, ku theksoi se bashkëmoshatarët e bullizonin dhe shpesh e etiketonin si homoseksual.
Më tej, ai shprehet se ku nuk ka pasur rezultate të mira në mesime ndaj ka përsëritur klasën e tetë dhe e ka lënë shkollën pas klasës së 10-të.
Pas braktisjes së shkollës, fokusin e kishte te muzika, por askush nuk e ndihmoi. Si pasojë, u largua nga fshati ku banonte dhe u shpërngul në Prishtinë, ku hasi vështirësi edhe për të siguruar nevojat minimale jetike. E vetmja mbështetje ishte e dashura e tij.
View this post on Instagram
Më pas, ai rrëfeu edhe pakënaqësitë sa i përket kësaj industrie, duke thënë se menaxheri nuk e ka mbështetur siç duhej.
Të revoltuar, komentuesit e konsideruar publikimin e këtyre klipeve si një veprim dinak, një përpjekje për t’i prishur punë në rrugëtimin e tij apo skandal.
Pjesa dërrmuese e njerëzve kanë komentuar negativisht ndaj produksionit, duke e konsideruar si shfrytëzim të imazhit të Gjestit, i cili është kthyer në kryefjalë pas futjes në “BBVA”.
Disa të tjerë akuzojnë autoren e “BBVK”, Olsa Muhameti për degradim të formatit.
Disa prej komenteve janë këto:
Anabelmagazine