“BBVA 3”: Një përmbledhje me debatet më të komentuara të 2 ditëve të fundit

“Big Brother VIP Albania 3” vijon të ndezë vatra sherresh dhe vazhdimisht, sjell debate të shumta mes banorëve. Këtë javë, ndër debatet më të komentuara janë ato të Erjolës dhe Ilnisës dhe ato mes Eglës dhe Julias e Eglës dhe Ledjonës. Në këtë artikull do të bëjmë një përmbledhje të këtyre ngjarjeve, duke mos harruar komentet dhe mendimet e njerëzve.

E nisim me debatin Erjola & Ilnisa

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Prej kohësh vajzat nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë, sidomos për shkak se Erjola, e cila është mike me Meritonin, ka dyshuar te lidhja e Ilnisës me Meritonin. Kjo ka sjellë dhe momente dhe diskutime të nxehta, ndërsa marrëdhënia e Erjolës dhe Meritonit është krisur gjithashtu.

Gjatë prime, Ilnisa i tha Erjolës se “ka flirtuar me Meritonin”. Sigurisht që Erjola e mohoi kategorikisht dhe më pas, shpalli edhe “vdekjen” e Meritonit dhe Ilnisës. Në një debat mes tyre, Erjola it ha se si lojtare nuk do ta bëjë gjumin rehat, ndërsa si person, i ka përgatitur “hallvën” në mënyrë metaforike.

Hallva – Ëmbëlsirë që në traditën shqiptare përdoret në drekën e përcjelljes së një të ndjeri për në banesën e fundit.

“Natën kur pashë klipin, thashë që u preka. Pastaj, the atë “flirtimin me Meritonin”. Aty ti le të nënkuptohej diçka shumë e shëmtuar. Ti hodhe bombën, që ke të drejtën ta bësh, ndërsa Meritoni e la të nënkuptohej diçka e tillë”, tha Erjola.

Më pas, vijoi: “Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë shumë të fortë dhe të vura në lojë sikur u afrova me ty. Në fillim ti nuk e kuptove, ose e ke kuptuar, s’ka rëndësi. Pashë se si e ndikon Meritonin, duke i folur keq për atë vajzën (referuar Sara Karajt). Nëse vazhdoj të jem në këtë shtëpi, si lojtare, nuk do të të lë as gjumin të bësh rehat, ndërsa si banore, ika të të ha një pjatë hallvë, sepse për mua ti ke vdekur, figurativisht”.

Ilnisa u përlot pas diskutimit: “Çfarë mesazhi…”, u shpreh ajo, ndërsa Romeo aprovoi se është e tmerrshme kjo që bëri dhe e cilësoi si “gjarpër”.

Komentuesit e konsideruan veprimin e Erjolës si të tepruar dhe kërkuan që të mbërrijë një zarf i zi në shtëpi, për të lajmëruar eliminimin e moderatores.

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Ndërsa, pas gjithë situatës së krijuar, vëllai i Ilnisës publikoi një foto me të bijën e saj, Anais, ku shkroi: “Me Anaisin, për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time”, duke i bërë tag Ilnisës.

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Debatet e Eglës

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Egla ka debatuar ashpër me Julia Ilirjanin, e cila qysh në videon prezantuese tha se nuk i ka qejf “njerëzit që bullizojnë” dhe më pas, konfirmoi se e kishte fjalën për Eglën. Në diskutim e sipër, Egla i tha se nuk e njihte, çka ka ndezur një debat të madh mes tyre.

Dje, ato e kanë agravuar situatën dhe kanë kaluar në ofendime si: “Mizerje, ti nuk përfaqëson gruan” dhe “je copë mishi me dy sy”, “grua e ligë”. Egla i tha Julias se ka “një mllef të tmerrshëm” dhe se nuk e kupton se çfarë ka me të.

Julia i tha Eglës që “shan njerëzit” dhe shtoi se kishte ardhur që ta nxirrte nga shtëpia. Më pas, ajo iku dhe shumica e vajzave e duartrokitën deklaratën e saj, pavarësisht se ishte ofenduese.

Ndërsa në këtë debat, njerëzit u ndanë në dy fronte:

Disa mbështetën Julian:

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Disa të tjerë, Eglën:

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Debati Egla – Ledjona

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Debati i tyre kaloi në një tjetër nivel. Egla hodhi krahëve batanijen, e cila preku Ledjonën në fytyrë. Kjo e fundit kapi batanijen dhe i tha: “Këtë mos ma hidh mua në fytyrë”. Egla shtoi se i vjen “për ta pështyrë” dhe se me mendje e ka bërë. “Më vjen keq që pështyma ime të të prekë ty. Ti je e ndryrë, je ndyrësië!”, u shpreh Egla.

Sa i përket komenteve, njëjtë edhe në këtë debat, njerëzit u ndanë në dy grupe.

Disa komentues kërkonin që Lediona të dilte dhe vlerësonin Eglën dhe të tjerë mendonin se Egla e provokoi.

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

"BBVA 3": Një përmbledhje me debatet më të

Anabelmagazine