Bashkëpunimi i shumëpritur: Noizy & Elvana Gjata

Elvana Gjata dhe Noizy do të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë!

Reperi njoftoi se albumi i ri, “Alpha”, do të publikohet më 7 prill dhe gjejeni çfarë: mes shumë artistësh të njohur (me të cilët Noizy ka bashkëpunuar edhe më parë), ra në sy emri i Elvanës. Kënga e tyre titullohet “My all”.

Në gusht 2022, Noizy u shpreh se nuk dëshiron ta mbyllë karrierën pa pasur këngë me Elvana Gjatën. Në një intervistë për “Pushime on top”, reperi tha se ka në plan një bashkëpunim.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i mëhershëm, i 2008-ës, ka bërë një këngë, ‘Jena mbretër’, edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë,” tha ai, duke treguar se mes tyre nuk ka hatërmbetje. “Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike.”

“E kemi diskutuar [bashkëpunimin]. Nuk dua ta mbyll karrierën pa pasur këngë me Elvanën,” përfundoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Anabelmagazine