
Barış Arduç i “Dashuri me qira” në ditët më të mira, kompanitë në garë me oferta të majme

Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe…
Lexo me shumeArmëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në fund kërkoi publikisht angazhimin e palëve në zbatimin e tij. Megjithatë, Ajatollah Ali Khamenei, njeriu që tërheq fijet pas asaj që po ndodh në Teheran, ende nuk e ka konfirmuar armëpushimin….
Lexo me shumeKa nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal. “Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve…
Lexo me shumeBarış Arduç është ndër aktorët më ë pëlqyer turq të momentit. Karriera e tij po ecën më së miri dhe momentalisht emri i tij po kërkohet shumë nga kompani të ndryshme. “CNN Turk” shkruan se tani aktori po mendon të shfrytëzojë imazhin e tij dhe të bëhet pjesë e reklamave. Ofertat që i kanë ardhur deri tani janë të majme, por aktori nuk ka vendosur ende se kë do të pranojë. Për të shqyrtuar ofertat, pranë tij po qëndron edhe e dashura, Gupse Özay, e cila është shprehur se ky është momenti i duhur që Baris të bëjë emër, shkruan Who. Barış Arduç është bërë i njohur për publikun shqiptar në serialin “Dashuri me qira”, ku ra në sy për pamjen e jashtme.