Barcelona përgatit sulmin për Lautaron, e konfirmon Bartomeu: Do flasim me Interin pas…
Barcelona nuk ka hequr dorë nga Lautaro Martinez. E konfirmon hapur presidenti Bartomeu, duke nënvizuar se ndoshta një fitore e mundshme e Champions-it dhe milionat që ky turne sjell, mund të çlirojë tratativën:
“Për Lautaron do të flasim me Interin pas Ligës së Kampioneve. Jemi të interesuar për lojtarin dhe bisedimet mes nesh nuk kanë frenuar kurrë”, shprehet numri një i klubit.
Ndërsa ka disa fjalë edhe për Pjaniçin dhe homologun e Napolit, De Laurentis: “Pjaniç është një lojtar që e ndiqnim prej vitesh. Jemi të lumtur që do ta kemi me ne sezonin tjetër. Ndërkohë, jam i revoltuar me De Laurentisin, i cili tentoi çdo gjë që ndeshja të mos luhej në Barcelonë”.