Banorët e Big Brother VIP falin namaz

Big Brother VIP ka më pak se një javë që ka filluar dhe është shndërruar në një prej emisioneve më të ndjekura të momentit.

Mbrëmjen e së premtes, kur edhe u mbajt spektakli, u publikuan shumë momente përmbledhëse të javës, duke treguar veset dhe ritualet e ndryshme të personazheve VIP.

Në sy ra sidomos fakti që dy prej tyre, përkatësisht këngëtarin Sabiani dhe shkrimtarin Elhaid Cufi, ishin të kujdesshëm ndaj riteve fetare.

Ata janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke falur namaz të premten, me ç’rast edhe kanë zbuluar se janë myslimanë të devotshëm.

Përndryshe, tema e fesë nuk ka kaluar pa u komentuar tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktorja Monika Lubonja në një bisedë të zakonshme me Elhaidin, i drejtoi atij pyetjen rreth riteve fetare në Shkodër dhe martesave mes dy pjesëtarëve të feve të kundërta.

Ky i fundit, tregoi se në qytetin e tij gjërat kanë ndryshuar shumë viteve të fundit, dhe njihen tashmë si qytet me tolerancë të madhe ndërfetare. /Telegrafi/