
Baluket bëhen fiksimi i fundit i këngëtareve, e provon dhe Vesa Luma
Këngëtarja Vesa Luma ka marrë guximin të bëjë një ndryshim goxha të madh në stilin e saj të flokëve. Luma nuk ka ndryshuar ngjyrën dhe vështirë se do dalë ndonjëherë nga biondja, por ajo ka vendosur që t’i presë balluket, trendi dhe fiksimi më i ri i këngëtareve. Ajo ka publikuar një seri imazhesh e videosh nga një mbrëmje me familjen e saj, ndërsa dukej krejt ndryshe me flokët e prera, shkruan Prive. Një transformim mjaft drastik në flokë, këngëtarja megjithatë po duket shumë e lezetshme edhe me baluket e reja.
