Balerini i njohur i “Portokalli” thyen karantinën/ Zbuloni me kë ndodhej në Dhërmi, Ledian Agallijaj
Zhytja në det është e ndaluar, duke u nisur nga rregullat që janë vendosur gjatë pandemisë së Covid-19.
Por shumë personazhe të njohur shqiptarë publikuan në rrjetet sociale foto nga Jugu i vendit, duke shijuar rrezet e diellit dhe ajrin e pastër pranë detit.
Njëri prej tyre që kaloi fundjavën jashtë Tiranës, ishte dhe primobalerini i trupës së spektaklit të humorit “Portokalli” në “Top Channel”, Ledian Agallijaj.
Ai udhëtoi drejt Dhërmiut në shoqërinë e të dashurës së tij, arratisje nga e cila kanë realizuar këto foto që shihni.
Nuk dihet nëse çifti kanë marrë ndonjë gjobë apo jo, ashtu siç deklaroi dhe një blogere pas publikimit në Instagram, të fotove të shkrepura në Dhërmi./ www.story.al