Balerinën e zë kriza e epilepsisë në skenë, këngëtarja bën sikur s’e vë re
Së fundmi këngëtarja me famë ndërkombëtare Iggy Azalea, ka mbajtur koncert në Rio de Janeiro, Brazil. Gjatë performancës së saj njërën nga balerinat e kapën krizat e epilepsisë dhe këngëtarja bëri sikur nuk e vuri re. Ajo vazhdoi performancën deri në fund dhe nuk lejoi ndihmën mjekësore të ndërhynte.
Pas kësaj fansat e akuzuan këngëtaren dhe ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft e lënduar, shkruan Who.
“Ndonjëherë ndihem e sfilitur nga bota. Duket sikur çdo gjë që bëj, kthehet në një mundësi për njerëzit që të më thonë pse jam një kuç*ë, pse muzika ime ta shpif, rrobat e mia janë të shëmtuara, pse unë nuk kam asnjë vlerë ose jam një njeri i tmerrshëm. Jam e trishtuar. Katër vitet e fundit jam vetëm unë që jetoj në një botë, ku nuk mund të bëj asgjë siç duhet dhe është e vështirë të mos ndihesh “ku është kuptimi” dhe të jesh e motivuar”.