Balerina e Albi Nakos e çmendur pas punës së re, ja ç’bën si vajzë moti

Alba-Hoxha-2

Alba Hoxha është balerina e trupës së Albi Nakos, të cilën e shohim tashmë çdo ditë në ekran si prezantuese e rubrikës së motit në “Tv Klan”. Por duket se puna e re i pëlqen jashtë mase, fakt ky që e dëshmojnë postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale. Përveç fotove ku shfaqet duke punuar në zyrë për parashikimin e motit, si vajzë moti ajo tani edhe kur del për qejf i sheh dhe përjeton gjërat ndryshe. Për shembull mund të përmendim rastin kur duke shijuar një gotë verë të bardhë, ajo postoi foton e gotës duke shënuar krah saj temperaturën 18 gradë celcius. /story.al/