Backa u ekzekutua në sy të djalit, kërkesa e tij për vrasësit: Më qëlloni mua

Dëshmia e djalit 29 vjeçar të viktimës së atentatit të së dielës në qendër të Fierit, ka mundur të shoh nga afër autorët e vrasjes.

Demir Backa u qëllua në mjetin e tij në parkingun e një qendre tregtare, në orën 20:4o min.

Në çastet e para, para ekzekutimit, njëri prej autorëve, i pamaskuar, mësohet të ketë komunikuar me djalin e viktimës.

Autorët e vrasjes kanë ndaluar fare pranë viktimës duke qëlluar me breshëri automatiku nga të dy krahët, për të qenë të sigurt se objektivi ishte eliminuar.

Djali i viktimës, dëshmitar okular në vendngjarje, ka kërkuar nga autorët që ta vrisnin dhe atë, por njëri prej tyre i është përgjigjur se ishin aty vetëm për Demir Backën. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se personat e dyshuar për këtë eliminim fizik të një prej biznesmenëve më të njohur të Fierit, ishin vrasës me pagesë.

Autorët janë disa dhe për njërin prej tyre po punohet me identikitin, falë dhe dëshmisë së djalit të viktimës.

Përfshirja në një debat verbal mes viktimës dhe një prej prej personave me shumë influence në Fier, ka vijuar për disa vite, duke mos shuar gjakrat.

Mësohet se vite më parë, në debatin që përfundoi me goditje fizike mes dy personazheve të njohur, viktimës i është dhënë paralajmërimi i fundit.

Eksponenti i OFL, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia shqiptare, i cili është dhe personi i dyshuar se pagoi vrasjen e Demir Backës, e ka paralajmëruar këtë të fundit që pas goditjeve ta vras, se në të kundërtën s’do të kishte më mundësi për ta bërë atë. /MCN/