Baby G rrihet brutalisht në Dubai, pas denoncimit vjen reagimi i të akuzuarës
Baby G kohët e fundit po gjendet në plazhet fantastike të Dubait, ku po shijon rrezet e diellit. Por, këngëtarja shqiptare gjatë mbrëmjes së kaluar është sulmuar fizikisht nga një femër dhe tre persona të tjerë. Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka treguar edhe disa detaje.Madje, ajo ka publikuar edhe një fotografi teksa shihet e dëmtuar në disa pjesë të fytyrës, ku duket e fashuar. Ajo ka zbuluar edhe emrin e vajzës që e ka sulmuar dhe se kjo ka ndodhur, sipas saj, për motive të ulëta dhe xhelozi. “Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq, që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj “storien” time me të gjitha vajzat e reja. Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse në atë moment je vetëm 1, çfarë duhet të bëja????”, ka shkruar ajo pranë fotografisë. Por pas këtij denoncimi publik të këngëtares që po përgatitet të publikojë disa këngë të reja, ka ardhur reagimi i Bleta Gashit, shkruan Telegrafi. Ajo ka një version tjetër të rrëfimit duke thënë se këngëtarja e kishte sulmuar e para, dhe se më pas ajo e ka mbrojtur veten. “Unë nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të luajnë rolin e viktimës. Unë kurrë nuk do të mund të godisja askënd nëse dikush nuk më godet e para dhe unë nuk kam arsyeja të xhelozoj ju. Ju jeni e pasjellshme para meje dhe para familjes dhe dalja para mediave si viktimë është turp për ty Baby G!”, ka thënë ajo. “Baby G unë nuk dua të flas shumë për ty se çfarë personi je. Të gjithë e dinë çfarë aktore je, dhe e vërteta do të dalë së shpejti në shesh. Ti mund t’i gënjesh të tjerët por jo edhe Zotin që është gjithkund”, shkroi ajo.