Babai i Dua Lipës feston 50-vjetorin, e bija i bën dedikimin e dashurisë

Pak ditë më parë, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, festoi 50-vjetorin e lindjes. Dukagjini u surprizua nga festa madhështore që Dua së bashku me miq e familjarë kishtin organizuar për të. Këngëtarja shqiptare publikoi foto e video nga festa e bukur që kishte organizuar për të atin, por sot ajo ka vendosur që ta uroj publikisht Dukagjinin.

Dua-Lipa-12

Dua ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me babanë dhe ka një dedikim të ndjerë që një vajzë mund të thotë për të atin. “Gëzuar 50-vjetorin baba.

Dua-Lipa-13

50-ta nuk është dukur ndonjëherë kaq mirë, edhe me paruke rozë. Faleminderit që ke qenë gjithmonë shkëmbi ynë, vetëm një telefonatë larg, që vjen me mamin të më shohësh në tur, qoftë edhe për një puthje apo përkëdhelje kur më merr malli, që na bën të qeshim çdoherë kur nuk jemi mirë. Ti je drita në jetën tonë.

Dua-Lipa-14

Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të treguar sa shumë të duam, kështu që do të përpiqem të ta them përballë më vonë”, është dedikimi i Duas për babanë e saj. Ndërkohë në fund të këtij urimi kaq të veçantë, këngëtarja i shkruan në shqip: “Të dua”. /Panorama Plus

Dua-Lipa-15

Dua-Lipa-11