
Baba për herë të parë, njihuni me këngëtarin shqiptar që u bë me djalë
Një lajm jashtëzakonisht të bukur ka bërë të ditur këngëtari i njohur shqiptar për të gjithë fansat e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Altin Sulku njoftoi miqtë se është bërë baba i një djali. Bashkë me foton e bebit të sapoardhur në jetë, Sulku (që e kemi parë edhe në bashkëpunim me Noizy-n), shprehte gjithë emocionet e ndjesisë së babait për herë të parë. Ai ka shuar kuriozitetin e fansave duke zbuluar emrin e djalit, të cilin ai dhe partnerja kanë vendosur ta quajnë Roal.
