Ava Max: “E braktisa shkollën se më bullizonin, një ditë më zhytën kokën në WC”

Ava Max është gati për publikimin e albumit “Heaven and Hell” dhe për të njohur fansat pak më shumë me atë çka pritet të sjellë me realizimin e saj të ri, ajo ka dhënë disa intervista. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar diçka më tepër edhe nga jeta e saj personale, ku ka ndarë detaje të rëndësishme nga fëmijëria.

Ava Max ka treguar se në vegjëli është bullizuar shumë, sidomos gjatë viteve të shkollës. “Mbaj mend që një ditë, një grup vajzash më mbyllën në tualet dhe më futën kokën në ëc”, është shprehur këngëtarja. Ajo ka thënë se kënga “Who’s Laughing Now” është frymëzuar nga eksperiencat e hidhura të viteve të adoleshencës. Ava gjithashtu është shprehur se për shkak të bullizimit të shumtë, ajo ka zgjedhur të studiojë nga shtëpia. Megjithatë, fama që mori nga “Sweet but Psycho” ndryshoi rrënjësisht jetën e artistes.

Ava ka treguar se ndihej shumë e lumtur kur e dëgjonte këngën e saj kudo që shkonte. Në një udhëtim me avion, këngëtarja kujton se si një nga pasagjerët e kishte njohur dhe i ishte afruar duke e pyetur: “Ti je këngëtarja e ‘Sweet but Psycho’?” Ava ka treguar se ishte ndjerë shumë në siklet dhe i ishte dukur e çuditshme që njerëzit kishin nisur ta njohin, kështu që ishte përgjigur “Jo” dhe ishte larguar menjëherë. Një tjetër gjë që Ava ka theksuar gjatë intervistës është se nuk e pëlqen kur e krahasojnë me Lady Gaga-n.

“Nuk kam asgjë me Lady gaga-n, unë jam rritur me këngët e saj dhe ajo është nj yll i vërtetë i muzikës pop, thjesht nuk më pëlqen krahasimet:, është shprehur këngëtarja. Fansat e Avas tashmë janë në pritje të publikimit të albumit. /News31