Aurela Hoxha nënë për herë të parë, zbulohet identiteti i partnerit të saj
Aurela Hoxha është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila prej kohësh është në një lidhje dhe jeton në Spanjë.
Mirëpo, Aurela asnjëherë nuk ka zbuluar detaje mbi partnerin e saj. Së fundmi, “Kryefjala.com” ka zbuluar disa detaje surprizë nga jeta e Aurelës.
Sipas “Kryefjala”, partneri i modeles quhet Alban dhe dyshja do të bëhen prindër për herë të parë. Mësohet se modelja është në pritje të ëmbël, 5 muajshe shtatzanë.