Aurela Gaçe ia thotë Ori Nebijajt: Jap veten në skenë, sepse nuk i dua paratë qyl!

Aurela Gace ishte e ftuara e radhës e Ori Nebiajt në programin veror “Pushime On ToP’ Këngëtarja rrëfeu gjatë për “sekretet” e jetës së saj si bashkëshorte por edhe nënë.
“Falemnderit zotit që e ka sjellë Skerdin në jetën time sepse cdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. më ka ndihmuar dhe shtyre për mirë në karrierën time.Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë që ndjeva për atë njeri”.
Kush i merr vendimet se ai te menaxhon?
“Unë sigurisht e pyes dhe ia kam lënë në dorë cdo gjë jashtë skene. Në skenë ai e di që e dua skenën dhe nuk ndërhyn, kur e teproj ai ma thotë, packa une e kam inat kur ma thotë”
Pra mire s’te vjen?
Jo, më vjen mire sepse ai eshte njeriu i parë që dua të ma thotë kur gaboj apo rrëshkas. Kurse ne anen e menaxhimit sesi unë paraqitem përpara publikut, ia kam besuar që 8 vjet përpara kur akoma askush nuk besonte në atë cfarë ai thoshte dhe ne ate që ne donim të bënim.

A grindesh ti me Skerdin?
Jo, në familje jam njeri shumë i qetë dhe ne merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai e do rrëmujën time. Mua s’më pëlqen që ai pi cigare por ai e di vetë sepse është madhor dhe duhet ta dijë vetë më mire se c’ben, janë kenaqesite e tij, pa qenë nevoja ti grricem unë.

Cila është dobësia e Aurelës?
Prekem shumë kollaj nga c’mendojnë njerëzit. I them vetes mos e caj kokën, por ka disa gjëra shumë të vogla që me prekin, Mund të qaj dhe me një film.
Sa I takon performcave të saj live, Aurela u përgjigj; Ne vijme ne koncert jo me nje usb, mbreme kane ardhur 3 kamion me materiale teknike, saundi dhe fonie dhe staf teknik. Nuk pranoj ndryshe, nuk ka rruge te dyte, nuk pranoj me usb sepse nuk pranoj te marr para qyl. Te dal para publikut me usb dhe te tallesh, per mua eshte qyl, sepse nuk lodhesh, kur publiku ka harxhuar kohen dhe leket per respektin qe te te shikoje.

Si je ti me vajzat e tua?
Jam shumë e butë dhe ndonjëherë Skerdi me flet sepse thotë që bëhet ai gogoli.
Në familje ështe ai gogoli.
Ke projektuar ëndrra për to?
Jo, Une nuk mund të vendos për to.
Ato do i projketojne vete endrrat e tyre, sic une kam bere me endrrat e mia fhe Skerdi me te vetat.
Unë kam për detyre të rris, ti jap dashuri, ti tregoj cfarë është e mirë e cfarë e keqe.
Ka një problem: Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëher më tha dicka që më preku:“Njerëzit presin që unë të kendoj si ty.”E tha me zhgënjim.Eshte shumë e gabuar. Unë u preka shumë.
A bëni pushime?
Sigurisht që bëjmë, 2 herë në vit, por nuk i nxjerr shpesh në rrjetet sociale dhe nuk tregoj se ku jam asnjëherë. Nuk më duket interesante.Ama me duket interesante te postoj kur shkoj ne palester. Jap tjetër mesazh për vajzat dhe nënat që me ndjekin.Më shkruajnë që i jap forcë. Nuk jam njeri i jashtëzakonshëm, por ai është qëllim që i ve vetes. Mua sme pëlqen të varem dhe jam shumë rehat me format e mia.