Atë që s’e bënë dot tifozët në stadium, e bënë gazetaret e sportit

Ditën e sotme u luajt ndeshja Shqipëri – Angli dhe Kombëtarja jonë humbi me rezultatin 2 – 0. Megjithëse nuk qe ditë me shumë fat në aspektin e lojës, moderatoret shqiptare patën fatin ta ndiqnin nga afër këtë përballje dhe fotot i ndanë me ndjekësit. Veç punës që i kishte dërguar aty, rifillimi i ndeshjeve të kombëtares mbarti një emocion më vete.

Eva Murati nga Tring, Hygerta Sako nga TVSH dhe Vilma e Lei nga Digitalb ishin të gjitha aty.

Të veshura kuq e zi duke ju përshtatur edhe atmosferës, vajzat e kanë shijuar në maksimum këtë përballje.

Nëse ndeshja do luhej siç i ka hije futbollit të vërtetë, në një situatë normale, të gjithë tifozët do gëzonin dhe do e sillnin frymën kuqezi me veshjet apo detaje të ngjashme. Ama edhe vajzat e ekranit e bënë përpjekjen e tyre për të qenë sa më të zjarrta. Fotot flasin vetë…

Mesa duket konkurenca mes televizioneve bie poshtë vetëm në pak raste, e një nga këto është kur në mes futet Kombëtarja.