Aspak tradicionale, vajzat e famshme shqiptare që u martuan me fustanet më të veçanta të nusërisë

Kur përmendim fustan nusërise, na vjen ndërmend një fustan i bardhë, i gjatë, i fryrë, në trajtën e fustaneve të princeshave. Por jo të gjithë vajzat duan të duken kështu në ditën e tyre më të bukur. Disa prej vajzave të famshme shqiptare kanë thyer traditën e fustanit të bardhë si princeshë dhe në ditën e tyre të martesës janë shfaqur me fustane shumë të veçanta. “revistaëho.com” ju sjell më poshtë disa prej tyre.

Angela Martini është martuar me fustan të zi, gjë që ndodh rrallë, por është padyshim një zgjedhje e veçantë. Angela u martua me partnerin e saj Dragos Savulescu në vitin 2017.

Po ashtu edhe reperja nga Kosova, Gjira Kajtazi është martuar me fustan të zi. Gjira dukej shumë elegante dhe nëse vetë ajo nuk do të bënte të ditur që ishte martuar, as nuk do ta mësonim kur ta shihnim me këtë fustan.

Një tjetër nuse e veçantë është edhe Filis, bashkëshortja e reperit S4MM. Çifti u martuan pak ditë më parë dhe ditën e dasmës Filis nuk u shfaq me fustanin tradicional, por me një fustan të bardhë të shkurtër me të cilin dukej shumë elegante.

Edita Ramadani, bashkëshortja e Valdrin Sahitit, gjithashtu kishte zgjedhur një fustan ekstravagant dhe aspak tradicional për ditën e saj të dasmës. Edita dukej shumë moderne me këtë fustan që nuk ndodh ta shohim tek nuset e tjera. Çifti u martuan me një dasmë luksoze në Las Vegas në vitin 2017.

Nëse nuset e mësipërme kishin zgjedhur fustane të veçanta, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është martuar me kostum. Gerta e dha lajmin e martesës përmes një postimi në Instagram ku shfaqej e veshur me kostum të bardhë dhe shkruante se sapo ishte martuar me Florentin.

revistawho.com