Ashton Kutcher rrëfen divorcin nga Demi Moore: Shkova të jetoja i vetëm në mal

Aktori i njohur Ashton Kutcher ka rrëfyer gjendjen e tij psikologjike pas ndarjes nga Demi Moore. Rreth 7 vjet pas ndarjes së tyre, aktori ka treguar momentet e vështira që ka përjetuar kur i dhanë fund. “Menjëherë pasi u shkurorëzova, shkova të jetoja i vetëm në mal, për një javë. Nuk kisha marr bukë me vete por vetëm një fletore, laps ujë dhe çaj. Ditën e dytë të jetesës në mal fillova të haluçinoja. Shkruajta të gjitha emrat e vajzave në një letër dhe më pas secilës prej tyre u shkruajta nga një letër”, ka treguar aktori. Ata janë ndarë përmes proçesit gjyqësor, por Kutcher vazhdon kujton momentet e bukura me Moore. “Gjithmonë do ta kujtoj kohën që kam kaluar me Demin. Martesa është një nga vendimet më të vështira të njeriut, dhe fatkeqësisht ndonjëherë dështon”, ka përfunduar ai.