Asgjë nuk është e rastësishme, çdo person shfaqet në jetën tonë për të na dhënë një mësim për jetën
Shpirtrat u ulën rreth tryezës së rrumbullakët për të zgjedhur mësimin e tyre të ardhshëm për të mësuar. U çua një shpirt i fortë dhe i guximshëm…
-Do të shkoj në Tokë për të mësuar të fal.
Shpirtrat e tjerë thanë të frikësuar:
-Por është një nga mësimet më të vështira…, nuk do të jesh në gjendje ta mësosh në një jetë të vetme… do të vuash… do të na vijë për ty… por … mund t’ia dalësh, do të të ndihmojmë…
Një nga Shpirtrat tha:
-Unë jam gati të të shoqëroj në Tokë për të të ndihmuar. Do të jem bashkëshorti yt, në jetën tonë familjare do të ketë shumë probleme për shkakun tim, dhe ti do të mësosh të më falësh.
Një Shpirt tjetër psherëtiu:
-Unë mund të bëhem një nga prindërit e tu, do të të bëj të jetosh një fëmijëri të vështirë, dhe pastaj do të përzihem tek të gjitha gjërat që do të bësh dhe do të të mësoj të më falësh.
Dhe Shpirti i tretë tha:
-Dhe unë do të jem një nga eprorët e tu, do të të trajtoj keq, padrejtësisht, në mënyrë që të mësosh kuptimin e faljes.
… Shpirtra të tjerë ranë dakord ta takonin atë në periudha të tjera të jetës, të rishikonin mësimin … Secili shpirt zgjodhi mësimin që duhet t’i jepte, përgatitën një plan jete dhe zbritën në Tokë.
Fatkeqësisht, një nga veçoritë e mësimdhënies së Shpirtrave është kjo: kujtimet e vjetra, pas lindjes, rivendosen … Dhe vetëm disa dinë që asgjë nuk është e rastësishme. Çdo person shfaqet në jetën tonë për të na dhënë një leksion të çmuar, pikërisht në fazën që na duhet.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La luce del buio- Revista Psikologjia