As medalja e arit nuk shijon aq shumë, propozim për martesë LIVE në Olimpiadë

Propozimet për martesë janë gjithmonë të bukura dhe emocionuese. Maria Belen Perez Maurice është një nga sportistet argjentinase në Lojërat Olimpike të Tokios.

36-vjeçarja nga Buenos Aires garon në sportin e skermës, por rezultati nuk ishte pozitiv dhe u mund në raundet kualifikuese. Moment i vështirë, të cilin trajneri dhe i dashuri i saj ia ktheu në të paharrueshëm.

Teksa Maria ishte e trishtuar për humbjen, Lucas Saucedo iu afrua me një pusullë, aty ku kishte shkruar: “Do të martohesh me mua?”

Sigurisht që përgjigja ishte pozitive, për një çast u harrua disfata dhe të dashuruarit ishin më të lumtur se kurrë.