Artistët s’e harrojnë njëri-tjetrin: Aurela Gaçe dhe Stine zbulojnë surprizën që lidhet me Dr Florin

Aurela Gaçe është një këngëtaret të mira të muzikës shqiptare dhe ndër vite na ka dhuruar mjaft perla muzikore. E jo më kot konsiderohet edhe si “uragani i skenës shqiptare”.

Pas pushimeve, Aurela ka vendosur të sjellë të tjera hite, e tashmë po punon për albumin e saj më të ri. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artistja duke postuar në Instagram para disa ditësh një foto krah producentit Adrian Hila.

“Pushimet mbaruan, puna rifillon atje ku e lamë”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar të tjera detaje. Ndërkohë, sot ka ndarë me ndjekësit një nga surprizat e albumit. Aurela është bërë bashkë me Stinen për të “rikthyer” edhe një herë në skenë Dr.Florin.

Teksa ka publikuar në Instagram një foto me Stinen, ajo shkruan: ”PO VJEN …. “S . F. L” #StineFloriLela #Dr.Flori @stine_records #new#newsong #comingsoon‼️ Një nga këngët e shumta që po punoj për albumin e ri”.

Duke marrë parasysh mbishkrimin e fotos, dyshja duket se ka bërë pjesë të këngës regjistrime nga këngët e papublikuara të Dr. Florit. Aurela ende nuk ka bërë me dije datën e publikimit, por mezi po presim.

Kujtojmë se Dr.Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërroi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.

Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e “rikthyer” për gjithë dëgjuesit është për tu duartrokitur.