Artan Imami shkel rregullat e qarkullimit, me motor në korsinë e biçikletave

 

Aktori Artan Imami, i cili ka qenë shumë i përfshirë në debatin për Teatrin, është fotografuar së fundi nga paparazzi i revistës “Story” në jetën e tij të përditshme. Ajo që bën përshtypje është fakti se përveç se nuk përdor makinën për lëvizjet brenda Tiranës, për të shmangur ndalesat në trafik ai përdor motorin por jo në korsinë e duhur. Në fotot e “Story.al”, shihet duke shkelur rregullat e qarkullimit pasi po lëviz me motor në korsinë e biçikletave.