Art Abazi ka një mesazh për vajzat, shpall kriteret për të qenë e dashura e tij
Art Abazi ka një mesazh për vajzat, shpall kriteret për të qenë e dashura e tij
Rikthehet pas dy vitesh pauzë me një klip të kuruar në çdo detaj me titull “Asnjo si ti”. Këngëtari sentimentalist nga Prishtina Art Abazi është vëllai i Dren Abazit që u bë i njohur para tij, dhe i motrës Rina Abazi që po bëhet e njohur pas tij, pasi i është besuar të prezantojë një program të ri televiziv në “Top Channel”. Tre vite pasi e pamë në garën VIP të spektaklit “Dancing with the Stars”, ai kthehet me klipin, ku i këndon vajzës që kaloi natën por nuk i di as emrin, një histori e ndërtuar si në ëndërr. Po jashtë artit, cilat janë shijet në jetë të vetë Artit për femrën, që e konsideron të duhurën për veten. Për “Story.al”, pyetjes nëse mund të na e përshkruajë portretin e asaj vajze që mund t’i thotë “Asnjo si ti”, si është ajo në pamje dhe tip, këngëtari i përgjigjet: “Po ju përgjigjem me shpresën që ndonjëra nga lexueset e revistës suaj do i përmbushë kriteret si në vijim”, thotë ai.
Kriteri numër 1?
Po t’ju thosha të jetë e shkolluar, do të irritohesha edhe vetë. Kështu që sinqerisht mjafton ta ketë të natyrshme dashurinë për të lexuar libra të çfarëdollojshëm, të ketë njohuri të paktën sipërfaqësore mbi gjithçka ku mosdija nuk arsyetohet. E them këtë pasi nesër apo pasnesër në një rreth shoqëror të mos rrijë me kokën ulur e me telefonin në duar, por të jetë ballëhapur pranë kujtdo.
Kriteri numër 2?
URTËSIA! I adhuroj njerëzit e urtë. Meqë unë vetë jam temperament mbi limitet e normales, e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e të qenurit “i urtë”. S’po e zgjas më shumë.
Kriteri numër 3?
Dhe kriteri numër 3 është që numri i fotove të postuara në rrjetet sociale prej fillimit e deri më sot të jetë 7./Story.al/