Arsyet pse Jennifer Lopez ka një lëkurë perfekte (disa rregulla që të gjitha mund t’i ndjekim)

Jennifer Lopez ka zbuluar sekretet e saj të kujdesit për lëkurën.

Ajo ka një nga trupat më të lakmueshëm në Hollywood, por këngëtarja 52-vjeçare pranon se duhet shumë punë për t’u dukur aq mirë.

Një nga ‘sakrificat’ është qëndrimi larg alkoolit për të ruajtur lëkurën e shëndetshme.

Sekreti i saj për një lëkurë të bukur është thjesht të mos pini alkool. Për më tepër, ajo gjithashtu nuk konsumon duhan dhe kafeinë.

“Unë nuk pi alkool as kafe. Me kalimin e kohës ato e dëmtojnë lëkurën tuaj.” tha ajo për Us Weekly.

Lopez, gjithashtu shmang daljen në diell, por kur del, sigurohet që të vendos krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit.

Kjo e ka ndihmuar lëkurën e saj të tregojë shumë pak shenja të plakjes. Për më tepër, pi shumë ujë (posaçërisht pasi punon jashtë) dhe fle të paktën 7 ose 8 orë gjumë çdo natë.

“Unë dua nëntë ose 10 orë gjumë të mira, por kurrë nuk mund ta arrij këtë. Kështu që shtatë ose tetë janë të detyrueshme. [Nëse nuk e marr atë] thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem e çmendur, jam emocionale dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës.”

Vaji i ullirit është përbërësi i preferuar i bukurisë në të gjitha kohërat e familjes së saj.

I gjithë koleksioni i JLo Beauty bazohet në një sekret familjar të nënës dhe tezes së Lopez: vaji i ullirit.

Ajo e rekomandon përdorimin e tij për hidratimin e lëkurës, flokët dhe mbrojtjen antioksiduese.

Gjithashtu dieta ushqimore dhe aktiviteti i rregullt fizik luajnë rolin e tyre në pamjen e admirueshme të J.Lo