Arrestohet Shpat Kasapi, u kap me kokainë para një muaji në Shkup, këngëtari dhe menaxherja: Shpifje, ndodhem në Tiranë! Hiqet nga puna! Është dhe fetar, s’ia lejon islami. Zv.kryeministri e shkarkon nga puna!

Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para një muaji, por që është bërë publike vetëm sot, ditë që ka dalë edhe procesverbali i arrestimit të këngëtarit shqiptar.

Këngëtari Shpat Kasapi është vënë në pranga pasi është kapur me doza kokaine. Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para një muaji, por që është bërë publike vetëm sot, ditë që ka dalë edhe procesverbali i arrestimit të këngëtarit shqiptar.

Kasapi është kapur 2 paketa të vogla me kokainë në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET. Ai është arrestuar dhe më pas është liruar për tu gjykuar në gjendje të lirë. Kasapi mbante postin si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasi pak minuta më parë është shkarkuar nga detyra.

Nga ana tjetër, pas këtij lajmi, kanë vërshuar edhe reagimet. Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm dhe ka shtuar se e gjitha është propagandë për të prishur figurën e këngëtarit. Vetë këngëtari ka publikuar një video në Instastory ku shkruan se ndodhet në Tiranë, në një nga lokalet e kryeqytetit, ndërsa mediat e fusin në burg.

Të afërmit e këngtarit Shpat Kasapi kanë mohuar se lajmet që ai është vënë në pranga me doza kokaine të jetë të vërteta. Në një prononcim për  emisionin #Gjesi në T7, një nga të afërmit e këngëtarit deklaroi se se nuk janë të vërteta këto lajme. Ai shtoi gjithashtu se Kasapi është fetar dhe se feja islame nuk i pranon këto gjëra.

(f.m/dosja.al)