Arrestohet prifti, përdhunoi të miturën brenda në kishë

Policia greke ka arrestuar një prift 37-vjeçar në Athinë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mediat greke bëjnë me dije se prifti, babai i dy fëmijëve, shërbente në në kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës.

Përdhunimi ka ndodhur dy vjet më parë, kur ajo ishte 15 vjeçe, por vajza e frikësuar i ka treguar vetëm tani prindërve, të cilët më pas kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici.

Policia bën me dije se prifti ortodoks ka shfrytëzuar shkollën e Katekizmit për të qendruar pranë vajzës duke e abuzuar seksualisht. Autoritetet greke njoftojnë se abuzimi me vajzën ka ndodhur brenda ambienteve të kishës./abcnews.al