Arrestohet këngëtari Valon Shehu, i gjendet kokainë në makinë

Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. 34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.

Ai u ndal për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik. Gjatë kontrollit uniformat blu i gjetën një sasi kokaine. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, është vendosur masa e ndalimit policor dhe ka nisur hetimi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”. Kujtojmë që Shehu ka qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Albania”, aty ku qëndoi për vetëm pak ditë.

lapsi.al