Arrest për aktorin e “Stupcave”, policia i gjeti në makinë disa…

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm. Kallxo.com mëson se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi ai e kishte bllokuar rrugën njëkalimshme me makinën e tij.Pas marrjes së informacionit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe më pas e ka shoqëruar në polici aktorin për shkak të mosbindjes së urdhrave të zyrtarëve policorë.Kallxo.com mëson edhe se Safqiut i është konfiskuar makina pasi në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara, që janë dërguar në laborator për analiza.Mensur Safqiu është një ndër tre aktorët kryesorë të grupit të njohur të humoristëve kosovarë “Stupcat”, shkruan gazeta Express.