Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha në pritje të fëmijës së parë? Blogerja sqaron të vërtetën dhe heq çdo dyshim
Një foto e Armina Mevlanit me barkun e fryrë nga nxitur thashethemet se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Shkëlzen Berisha.
Por blogerja ka hedhur poshtë lajmet duke thënë se nuk është e vërtetë që është shtatzënë dhe se barku i saj ka qenë thjesht i fryrë.
“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë,”- tha Armina për Icon Style.
Pak kohë më parë, ajo është shprehur se shtatzënia nuk është në planet e saj të afërta pasi për momentin është fokusuar tek karriera.
Blogerja tha se dëshiron që kur të lindë fëmijë ti dedikohet plotësisht.
“Ke menduar të bëhesh mami?”– u pyet Armina në një mini-intervistë që zhvilloi me ndjekësit në Instagram.
“Po me shumë qejf. Thjesht kam nevojë edhe për fare pak kohë. Jam 28 vjeç (ndoshta edhe për shkak të angazhimeve). Dua që ti dedikohem plotësisht kur ta bëj,”- u përgjigj ajo.
Gjithashtu ajo tregoi se do ishte shumë e lumtur po të bëhej nënë e dy fëmijëve.
Përsa i përket marrëdhënieve me fëmijët e partnerit të saj, Shkëlzenit ajo tha: “Jemi si shokë. Sepse janë adoleshentë dhe kuptohemi.”