Arjola Demiri: Përveçse më tradhtonte me një tjetër, burri edhe më rrihte. Tentova të vrisja veten

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer sërish për martesën e saj që ka përfunduar në divorc.

Arjola sot gjatë bisedës me banorët rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

“Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Më tej ajo tha se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur t’i japë fund jetës.