Arilena ndan momentin më të veçantë pranë Arditit dhe përgatit fansat për atë që do të shohin përpara perëndimit
Një foto e vetme e Arilenës me artistin e njohur, Ardit Gjebrea buzë detit, i ka bërë të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do të dëgjojnë një bashkëpunim prej tyre.
Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj një moment ku shfaqen të dy të veshur me të bardha, buzë detit dhe Arditi i ulur pranë pianos.
“Moment”, ka shkruar Arilena krah postimit, ndërsa Arditi ka zbuluar se Ara do të jetë pjesë e rubrikës ‘Tani mund të këndosh’ në ‘E diela shqiptare’.
Me siguri ndjekësit janë shumë kureshtarë se çfarë do të sjellin dy këngëtarët në ditët në vazhdim. Kujtojmë se personazhi i parë në rubrikën e re të së dielës ishte reperi kosovar mjaft i suksesshëm, Ledri Vula.