Arilena Ara rrëfehet për herë të parë për këngën e saj ‘Fall from the sky’, tregon kuptimin e veçantë që fshihet pas klipit të saj
Këngëtarja e njohur Arilana Ara u përzgjodh që këtë vit të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2020 me këngën “Fall from the sky”, ose siç ishte në shqip ‘Shaj’, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky festival u vendos të anulohej.
Ndërkohë Arilena Ara së fundmi publikoi klipin e këngës konkurruese “Fall from the sky”, në You Tube, ku në një intevistë në kanalin e Youtube të Eurovisionit, ka rrëfyer se çfarë çfarë fshihet pas këngës. Ajo ka thënë se ka zgjedhur që ta kthej këngën në anglisht që publiku ta ndjejë ashtu siçe ka ndjerë këngëtarja kur e ka dëgjuar për herë të parë.
Po ashtu Arilana ka thënë se në klip mund të shihni një tranzicion të një personi që është ndryshe në realitet dhe ndryshe në klip.
“Shaj” ishte bërë fillimisht në anglisht dhe pastaj e kthyem në shqip. E kam pëlqyer shumë që kur e dëgjova për herë të parë. Jam shumë e lumtur që morëm vendimin ta mbanim në anglisht sepse gjithmonë kam dashur të përcjell tek ju ndjesinë që pata kur e dëgjova për herë të parë. Koncepti i klipit “Fall from the sky” është i thjeshtë dhe i pastër. Doja të shfaqja ndjenjat e mia, por në kët video mund të shihni tranzicionin nga Arilena e pafajshme në Arilenën e “çmendur”-u shpreh Arilena.
(A.K.dosja.al)