Arilena Ara publikon videon duke kërcyer me bikini në shkëmb, “tërbon” ndjekësit me lëvizjet joshëse

Arilena Ara ka çmendur ndjekësit e saj me lëvizjet provokuese ndërsa kërcente.

E veshur me bikini dhe qëndruar mbi një shkëmb, këngëtarja dukej mjaft seksi.

Si rrallë herë, Arilena vuri në hap linjat e saj trupore dhe ‘tërboi’ fansat me kërcimin joshës.

Ajo paralajmëroi se diçka e bukur po vjen, por nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor.

Kujtojmë se këngëtarja ishte përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion këtë vit me këngën “Fall From The Sky”.

Por kompeticioni më i madh i muzikës në Evropë u anulua për shkak të koronavirusit.

/Panoramaplus.al