Arilena Ara lidhje sekrete me Flori Mumajesin? Këngëtarja flet për herë të parë

Të gjithë e kujtojnë 35 vjetorin e kantautorit super të talentuar Flori Mumajesi. Mes urimeve ra në sy një dedikim i këngëtares Arilena Ara, e cila bashkë me një foto të Mumajesit gjatë një koncerti ekzaltues i bënte urimin special me fjalët “Gëzuar ditëlindjen Energjia ime!”. Nuk vonoi shumë dhe Flori i është përgjigjur me të njëjtën monedhë në Instagramin e tij. Sipër postimit të versionit anglisht të klipit “Nëntori” me titullin “I’m sorry”, Flori shkruante “Në ajër energjia e saj, Arilena Ara”. Këngëtarja ka vazhduar me komentin e saj ndërsa i përgjigjet Florit: “Në tokë dhe në ajër vetëm energji”. Ishte periudha që Flori dhe Arilena u afruan shumë ato kohë, që pas bashkëpunimit për klipin “Nallane 3”, të cilin e sollën në bashkëpunim edhe me Dj Vicky. Në dy klipet e para Flori performonte vetëm me Dj Vicky, ndërsa në të fundit përfshiu në grup edhe Arilenën, e para femër pas shkëputjes nga grupi të bashkëpunëtores së tij më të ngushtë prej vitesh, Elvana Gjatës. Arilena ndodhej e ulur në vendin e pasagjerit në makinën që nget Flori në “Nallane 3”, një produksion shumë ritmik, të cilën ai kërkonte ta dëgjonin të gjithë më volum të lartë. Jo po qëllim Arilena ndodhej e ulur në makinën e Florit, që dëshmon se tashmë ata do të ishin të pandarë. Por pas thashethemeve se Flori ka nisur lidhje me moderatoren e “Prive” ç’ka ndodhur mes tij dhe Arilenës. Pas kaq kohësh Arilena ka pranuar të flasë për herë të parë sot për Florin në programin “Top Show magazine”, që drejtohet nga Alban Dudushi në “Top Channel”.Këngëtarja do t’u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të Ervin Kurtit. Arilena flet për Flori Mumajesin, pra lidhjen e dashurisë që u përfol me të pas bashkëpunimit në muzikë, a e zëvendësoi ajo Elvana Gjatën, dhe projektet surprizë që do të lançojë në janar 2018.