Ariana Grande lidhet me djem të varur nga droga, i dashuri i ri deklaron se jeta esëll ta shpif
Pete Davidson, i dashuri aktual i Ariana Grande ka folur në lidhje me varësinë ndaj lëndëve të jashtëligjshme. Ai ka shpjeguar se nuk heq dot dorë prej lëndëve narkotike dhe nuk ka ndërmend ta bëjë. Nga kontrollet e fundit mjekësore, ai ka zbuluar edhe disa detaje që nuk i dinte, shkruan Who. “Isha esëll për më shumë se tre muaj por erdhi një pikë që më erdhi në maj të hundës. Ta shpifte! Në fakt, nuk e kanë lëndët narkotike fajin, por unë! Zbulova se vuaj nga një sëmundje mendore dhe se ajo ma shkaktonte varësinë prej tyre. Por tani, e kontrolloj shumë mirë” ,tregoi aktori Pete Davidson gjatë një intervistë për Hoëard Stern. Kujtojmë që disa javë më parë ndërroi jetë nga mbidoza ish-i dashuri i këngëtares Ariana Grande.