Arian Çani përballet me Rez Velshenjën: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore”

Të dielën në mbrëmje “Zona Brrylit” në spektaklin e humorit “Portokalli” kishte një të ftuar special, dhe ai ishte gazetari i njohur dhe moderatori i programit “Zonë e lirë”, Arian Çani. Sigurisht që batutat mes aktorit Rezart Veleshnja, në rolin e Vanit dhe Çanit ishin të shumta, duke bërë që publiku të shpërthente në të qeshura.“Si ka mundësi që ngjajmë kam shumë?”, pyeti aktori Çanin, i cili iu përgjigj menjëherë: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore!” Më tej, Çani u shpreh se ndjehej i emocionuar, dhe pse ka vite të tëra në television. “Unë të shoh çdo të diel dhe të imitoj të premten. I kam në 4 opsione regjistrimet, madje edhe në kasetë”, tha Çani me humor, duke e konsideruar veten Arian Çanin e “Zonë e lirë”, që imitonte atë gjoja të vërtetin në “Zona e brrylit”. /Story.al/