Ardit Gjebrea me statusin e vjehrrit, ja si ja qan hallin krushkut që i ka marrë vajzën për djalin
E diela pas “Kënga Magjike 2017” dje është një festë e vërtetë në mbyllje të programit “E diela Shqiptare”, pasi finalistët diskutuan për votat dhe performuan këngët e tyre. Por gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty”, showman-i Ardit Gjebrea ka zbuluar një sekret të familjes së tij. Në këtë rubrikë ishte i ftuar një gjysh, i cili ndau me publikun eksperiencën si baba vajzash. E pasi mori mesazhin nga e bija ai u emocionua shumë dhe u përlot. “E shikon, ta prishi rehatinë goca. Ah, ç’të bëjnë gocat… lëre”, i tha Arditi duke e ngacmuar. Krejt papritur gjatë kësaj bisede Arditi ndau me publikun një lajm nga jeta private. “Sa mirë e kuptoj unë atë krushkun tim për gocën që i ka dhënë çunit tim, por të paktën e kam çunin e mirë…”, u shpreh ai. Kjo deklaratë na lë të nënkuptojmë se djali i tij Jon dhepartnerja Merlin Haxhiymeri e paskan zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, derisa dy familjet janë bërë krushq?! Gjithsesi kjo mbetet për t’u deklaruar vetë nga Joni, i cili për herë të parë këtë vit nuk e ndoqi festivalin “Kënga Magjike” nga salla, pasi me sa duket ndodhej jashtë vendit.