Ardit Gjebrea kap problemet me vokalin të Achille Lauro në “Sanremo”

Mbrëmjen e djeshme hapi siparin festivali i njohur i muzikës italiane ‘Sanremo’. Ky festival është një ndër më të komentuarit jo vetëm në Itali, por edhe në vendet fqinje. Këngëtarët që konkurrojnë për çmimin e madh, ditën e djeshme u munduan të japin maksimumin në skenë, por siç duket disa prej performancave nuk janë pëlqyer shumë nga publiku. Ndër të parët që ka kritikuar festivalin e ‘Sanremo’ ishte dhe moderatori i njohur shqiptar, kantautori dhe producenti i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea.

Ardit-Gjebrea-2

Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa nga performancat dhe njëra prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak. Bëhet fjalë për këngëtarin Achille Lauro, i cili këtë vit konkurron me këngën “Rolls Royce”. “Dhe mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë. Hajde ‘Sanremo’, ka shkruar Gjebrea bashkëngjitur një foto të artistit.

Ardit-Gjebrea-3

Gjithashtu ai ka shkruar se në ‘Sanremo’ nuk mund të tolerohen problemet me vokalin. Megjithatë Ardit Gjebrea dukej shumë i kënaqur me skenografinë dhe regjinë e festivalit, shkruan Who. Gjebrea është një ndjekës i rregullt i ‘Sanremo’, duke qenë se prej vitesh ai drejton festivalin ‘Kënga Magjike’, i cili vit pas viti sjell risi për të arritur standardet e festivalit italian dhe jo vetëm.

Ardit-Gjebrea-4